VIDEO e rrallë/ Kaprolli filmohet në rrugën e Parkut të Qafshtamës  

Po të mos dëmtohet, gjuhet pa kriter dhe po të mos priten e digjen pyjet e kullotat, natyra mund ta rigjenerojë florën dhe faunën e egër.

Kjo ka ndodhur edhe me natyrën shqiptare, e cila në 25 vitet e fundit ka njohur barbari të mëdha nga dora e njeriut, ndërkohë që tani habisin dhe duken krejt të rralla rastet kur në pyjet tona shfaqen kafshë të egra.

Ndër kafshët e rralla që rritet në zonat malore të vendit është edhe kaprolli. Së fundmi kjo kafshë e rrallë është filmuar në rrugën automobilistike që gjarpëron midis Parkut Kombëtar të Qafshtamës.

Video është bërë nga një person që po kalonte me makinë në atë rrugë. Siç shihet edhe nga pamjet, kaprolli trembet sapo shikon makinën dhe ikën me vrap për t’u zhdukur më pas mes pyllit.

Kaprolli ka trup relativisht të vogël, me ngjyrë të kuqërremtë në kafe dhe i përshtatur mirë në ambiente të ftohta, me një gjatësi trupore prej 95–146 cm, një lartësi prej 65–85 cm dhe një peshë prej 15–60 kg.

Kjo specie e rrallë haset në disa zona të Shqipërisë dhe tani ka nisur të rishfaqet sidomos në ato zona ku zbatohet me rigorozitet moratoriumi i gjuetisë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *