Një makinë tip ‘BMW’ që po ndiqej nga policia në Bukuresht të Rumanisë, u përplas me një semafor si pasojë e shpejtësi të madhe teksa përpiqej të arratisej.
Pamjet tregojnë shoferin duke ecur me shpejtësi përgjatë sheshit Victoriei në kryeqytetin rumun të dielën në mëngjes. Por ai devijoi mjetin duke kthyer timonin shumë dhunshëm dhe makina rrëshqiti duke u përplasur me një semafor pasi rrotat e pasme humbën kontrollin.
Video u filmua nga kamera e një makine tjetër e cila ishte e parkuar disa metra më tutje në rrugë. Sipas një dëshmitari: ‘Policia u përpoq të ndalonte BMW-në e zezë pranë sheshit Victoriei. Shoferi nuk pranoi dhe ndjekja filloi.
Shoferi humbi kontrollin pasi u përpoq të shmangte një makinë dhe më pas u përplas para meje. Shoferi mbijetoi dhe askush nuk humbi jetën. Kur mbërriti policia, ata e kontrolluan dhe shoferi ishte nën ndikimin e kokainës dhe ai ishte i dehur.
Më pak se tridhjetë sekonda pas përplasjes, oficerët e parë të policisë mbërritën në vendngjarje. Disa shoferë të tjerë ndaluan makinat e tyre pasi pjesë të BMW-së u shpërndanë nëpër rrugë.
Forca e goditjes e shtyu çatinë e makinës, duke hapur një nga dyert e pasme. Kalimtarë të rastësishëm nxituan për të ndihmuar shoferin e BMË-së para se të mbërrinte policia.
/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/