VIDEO/ “E shtrenjtë si kokaina”, konkurrentja e ‘Përputhen’ çmend rrjetin dhe i futet muzikës: Çfarë kanë ata më shumë se unë?

Lindita Bimi është 43-vjeçarja, pjesë e ‘Përputhen’ e cila publikoi një këngë me motive verore ku ajo shfaqej e zhveshur mbi një motor dhe brenda një jacuzzi.

Kënga e titulluar “Coco” bën fjalë për kokainën, atë çfarë Lindita e krahason veten. “E shtrenjtë si kokaina”, thotë ajo në tekst. E kritikuar shumë që në momentin që kënga u publikua, për vokalin e saj, 43-vjeçarja ka thënë se këndon për qejfin e saj. “Le të mos kem zë, ç’a kanë më shumë se unë?”-tha ajo në një emision televiziv.

Sa i takon artistëve ajo tha se nuk duhet të merakosen fare sepse ata kanë riskun e vet.

“Artistët meqë janë artistë nuk duhet të merakosen fare për neve, sepse janë vetë artistë dhe nuk duhet ta vrasin trurin fare mendoj unë. Ata që janë artistë dhe kanë studjuar për këtë gjë nuk kanë pse të tremben nga unë apo kushdo në vendin tim. Duhet të kenë siguri në vete siç kam unë siguritë e mia. Unë do këndoj për qef sa herë të dua”.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *