Pamje të tmerrshme vijnë nga fshat i Kinës, ku një majmun sulmon një vajzë 3-vjeçare e cila ishte duke lozur në rrugë.
Majmini agresiv e ruan dhe më pas kërcen në kurrizin e të miturës duke e tërhequr më pas zvarrë për disa metra.
E vogla ishte duke luajtur me një biçikletë, para se majmuni ta kapë nga koka për ta tërhequr nga rruga që erdhi.
Mësohet se 3-vjeçarja mbeti me një gërvishtje në kokë dhe sigurisht me traumën e rrëmbimit, që nuk do të mund ta harrojë kollaj.
Vendasit thanë se majmuni në fjalë ka kryer edhe disa sulme të tjera ndaj fëmijëve në atë zonë.