VIDEO/ E trishtë dhe e frikshme, shikoni çfarë efektesh kanë drogërat te vajzat e reja në club-e

Gjysmë e paralizuar dhe e shtrirë në shkallë, këto janë pasojat e drogës që i kishin hedhur në pije një studenteje 20-vjeçare që kishte shkuar në një lokal nate. Ilana El-baz u ndje keq pasi u kthye në shtëpi. Rasti është shënuar në Bristol të Anglisë.

Ajo ka publikuar vetë videon ku tregon gjendjen e saj pasi droga e hedhur në pije dha efekt. Pamjet i ka filmuar i dashuri i saj, sapo të dy hynë në shtëpi.
20-vjeçarja e kishte të pamundur të ngjiste shkallët dhe të qëndronte në këmbë. Ajo beson se u drogua nga një person i cili i kërkoi të kërcenin bashkë në lokalin e natës.

Në momentin kur i thashë që jam me të dashurin, ai u largua. Një orë më vonë u ktheva në shtëpi dhe u paralizova”, thotë 20-vjeçarja e cila shprehet se droga iu hodh në pije nga personi që i kërkoi të kërcenin.

Kohët e fundit ka një rritje të raportimeve për të rinj të droguar pa dijeninë e tyre në lokalet e natës në Angli. Si rezultat i këtyre ngjarjeve, do të nisë edhe një protestë nga disa vajza studente.

Duke marrë shkas nga rasti i saj personal, Ilana u bën thirrje vajzave që në lokalet e natës të mbulojnë pijet e tyre ose të vendosin një kapak mbi gotë nëse kanë mundësi.

In the full recording, filmed by her boyfriend, the University of Bristol undergraduate can be seen struggling to get up the stairs

The third-year student said she believes she was spiked by a fellow clubber who approached her and asked her to dance

Burimi:DailyMail/Përshtati:Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *