Video e turpshme/ Riselda Sejdiu bullizon vogëlushen, e ‘detyron’ të hajë biskotën! Rrjeti nuk ja fal!

Riselda Sejdiu

Spektakli i ri ‘T’ka mami yll’, ku protagonistë janë fëmijët e moshës 10- 15 vjeç duket se nuk ka filluar me këmbën e mbarë. Pjesë e jurisë është Albi Nako, Erjona Rusi dhe Riselda Sejdiu, të cilët gjatë audicioneve do të përzgjedhin fëmijët më të talentuar.

Por prej disa ditësh juria është kritikuar shumë pasi iu drejtuan një vajze pjesëmarrëse në konkurs “nëse i pëlqen më shumë kërcimi apo ushqimi dhe se kë do të zgjidhte mes këtyre të dyja”.

Vogëlushja ironizohet për peshën duke u pyetur nga Albi nëse i pëlqen më shumë të kërcejë apo të hajë, ndërsa Erjona Rusi e vendos mes zgjedhjes: “A do të ndalonte së ushqyeri për të kërcyer?”

Ka qenë ky shkaku i cili ka nxitur jurinë që të tallen me vajzën. Lidhur me këto komente të tyre, ka pasur reagime të shumta në rrjetet sociale, edhe nga personalitete të njohura, të cilët i kanë akuzuar anëtarët e jurisë për bullizëm.

Sot ka dalë edhe një video e anëtares tjetër të jurisë,  e cila ka bërë që rrjeti sërish të shpërthejë në komente. Nga pamjet duket Riselda Sejdiu ndërsa e detyron konkurrenten e vogël të mbaj gojën e hapur teksa pret ti japë biskotën.

Ajo që bën akoma më shumë përshtypje është fakti që koreografja është e përqendruar për të parë a po e filmon kamera apo jo. Ndoshta pasi inskenoi të gjithë këtë skenë të turpshme për protagonizëm dhe shikueshmëri. Aq më tepër që Riselda është nëna e një djali pothuajse moshatar me konkurentët e këtij spektakli.

Por si shumë personazhe të tjerë që kanë rënë pre e dehumanizimit të famës apo rrjeteve sociale, me sa duket as koreografja nuk i shpëton.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by VASHAT (@vashat__)

Kanë qenë të shumta komentet ndaj kësaj video, ku ka reaguar edhe Genta Gjalpi e cila shkruan:

“ O Zot më fal por unë edhe maces kur loz nuk ja jap ushqimin kështu! Urgjentisht duhet të mbyllen këto lloj kompeticionesh ordinere me organizues ordinerë [..]”, shkruan ajo e revoltuar.

Një tjetër komentuese shprehet se “O Zot po traumatizohemi ne që po shohim trajtimin që i bëhet këtij fëmije, e jo me vet fëmija. Sa e rëndë për një fëmijë, që mire se tallet e bullizohet nga fëmijët e tjerë (siç duket qartë dhe ne video) por pjesë e këtij bullizmi behën dhe “pedaleshkot” e kësaj vajze të gjorë. Kjo situatë është alarmuese, duhet bërë sërish ajo reforma në arsim, u duhen bere teste psikologjike këtyre “mësuesve” sepse kane shume probleme.

Gjithashtu dikush shkruan: “Në vendet nordike po hiqen praktikat kompetitive ndërmjet fëmijëve pasi konsiderohen si te dëmshme për vetëbesimin. Tek ne jo vetëm qe i vendosim fëmijët ne kompeticion por edhe bullizohen nga me te mëdhenjtë, prej te cilëve duhet te edukoheshin. #abcnews mos vendos njerëz arrogant përballë fëmijëve!”

Deri më tani asnjë nga juria në fjalë nuk kanë reaguar ende me ndonjë deklaratë lidhur me komentet që i kanë bërë vajzës së vogël.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *