Një ngjarje aspak e zakonshme dhe e turpshme ka ndodhur në rrugët e Napolit të Italisë.
Pamjet e shpërndara në Instagram dhe rrjete të tjera sociale, tregojnë një të moshuar që kapet nga disa të rinj në mes të rrugës të cilët më pas e hedhin në koshin e mbeturinave.
Ngjarja duket e ka nisur si lojë mes të rinjve, për të krijuar pamje argëtuese për në rrjetet sociale.
Pasi e hodhën në kosh të rinjtë vazhdonin ta filmonin teksa i moshuari përpiqej të dilte jashtë.
Këshilltari rajonal i Campagnia, Francesco Borrelli tha se të rinjtë do të identifikohen dhe të ndëshkohen./Priza.al