E veshur me fustan të bardhë, me atlete…dhe më pas arratiset. Është kjo një pjesë e një video-je shpërndarë në rrjetet sociale, ku gazetarja lë burrin dhe ikën me tjetrin, me një makinë të kuqe. Skena është një perlë e vërtetë. Ka nga ata të ciët janë surprizuar, e po kështu nuk mungojnë edhe ato nëna të cilat kanë qarë pasi kanë parë dhëndrin të lënë nga nusja. Por qetësohuni. Këtu nuk ka asgjë të vërtetë, pasi është një sekuencë nga xhirimet e një filmi.
Gazetarja e mirënjohur Griselda Katirai, e cila ka një peshë në filmin “I refuzuari”, me një skenar mjaft të goditur dhe mbi të gjitha aktual, lë partnerin….dhe këtu nis gjithçka.
View this post on Instagram
Kureshtja ishte e madhe dhe ne donim të mësonim më shumë në lidhje me këtë projekt, ku gazetaren e shohim edhe në versionin e aktores. Filmi me regji të Mentor Mataj, sjell në fokus Elsën (Griselda Katirai) e cila është e dashura e Arturit (Mentor Mataj), i cili është njëkohësisht edhe regjisori.
Pamjet e shkëputura nga filmi, i cili me gjasë do përfundojë xhirimet në muajin qershor, janë komentuar tej mase në rrjetet sociale.
Por përtej kësaj sekuence, “Priza.al” ka mësuar disa detaje lidhur me këtë projekt filmik.
Filmi flet për dy shokë shumë të mirë që në femijëri. Rrugët e tyre pastaj ndahen; njëri ndjek shkollën e tjetri drogën. Njeri i varfër e tjetri i pasur, rastësisht takohen dhe e dashura e kryesorit (të varfrit), bëhet shkak i shumë gjërave të keqija që do ndodhin, krim, vrasje, tradhti. Dhe vetëm për një femër, ai shndërohet nga një njeri i mirë në një njeri të keq. Refuzon veten pas gjithë atyre gjërave….