Portieri i Mançester Sitit, Ederson, ka tallur tifozët e Arsenalit me një gjest ngacmues pas golit të Haland gjatë fitores 4-1 në stadiumin Etihad.
Besnikët e Topçinjve kishin udhëtuar nga Londra me shpresën për të parë Arsenalin të ndalonte sulmuesin e Cityt në Etihad, por u larguan kokë ulur kur Qytetarët prishën ëndrrat e Mikel Artetës për të ngritur titullin e Premier League.
Pasi Haaland shënoi golin e katërt në kohën shtesë, Ederson u pa duke tallur tifozët udhëtues i cili simulonte me grushte një foshnjë që qante.
I love this bloke with all my heart👍🏻 pic.twitter.com/S2hfFLf233
— Dan – Retro Shirts FC (@RetroShirtsFC) April 26, 2023
Ai shtrëngoi grushtat lart dhe i fërkoi para syve për të sugjeruar se tifozët e Topçinjve po qanin për mjerimin e lojtarëve të tyre.
Pas kohës së rregullt, braziliani u bashkua me shokët e tij në festime të egra me tifozët, pasi diferenca me Arsenalin është ulur në vetëm dy pikë dhe me skuadrën e Pep Guardiolës që mburret me dy ndeshje më pak.
City është në rrugën për të fituar trepletën historike pasi tashmë është në finalen e FA Cup, dhe po ecën fuqishëm në Ligën e Kampionëve pasi mundi Bayern Munichun në çerekfinale.