Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të diele e ka nisur nga Kopshti i Ri Zoologjik, i cili pritet të hapi dyert së shpejti.
I veshur sportiv, kryeministri ka lajmëruar se ky projekt i ri në Bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, është krijuar posaçërisht për t’i dhënë fëmijëve të kryeqytetit një tjetër atraksion të munguar për shumë vite.
Rama në fund theksoi se Kopshti i Ri Zoologjik do të jetë me një cilësi shumë herë më të mirë se kur ai ka qenë i vogël.
Projekti për Kopshtin Zoologjik është në fazën përfundimtare të tij dhe ofron hapësira për shërbime dhe mjedise të nevojshme për vizitorët, ambiente rekreative ku mbizotërojnë hapësirat e gjelbra të shfrytëzueshme edhe për piknik, si dhe këndet e lojërave për fëmijë, por nuk do të mungojnë as mjediset edukative për studentët dhe nxënësit që studiojnë veçanërisht botën e kafshëve.
“Për pak do hapi dyert edhe kopshti i ri Zoologjik më në fund, falë një projekti shumë të bukur të Bashkisë së Tiranës, një bashkëpunim intensiv, së bashku me lalin dhe me ekipin e baskisë për t’u dhënë fëmijëve të kryeqytetit një tjetër atraksion të munguar për shumë vite, me një cilësi absolutisht shumë herë më të mirë se dikur, kur ne ishim të vegjël.”, tha Rama.
View this post on Instagram
/Priza.al/