Pas ngjarjes së rëndë që u zbulua ditën e sotme për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, gazetarja e ‘Top Channel’ Anila Hoxha, së bashku me operatorët ka shkuar në vendin e ngjarjes ku u gjet pajetë trupi i të ndjerit.
Hoxha është përballur me një incident ku një efektiv policie, i cili siç duket edhe në video e shtyn, i merr gjërat e punës që kishte dhe ia kaloan në anën tjetër të shiritit.
Gazetarja shihet që ngrihet nga vendi ku ra, buzë greminës në të cilën rrezikoi të përfundonte dhe i drejtohet efektivit në fjalë duke i kërkuar llogari për gjestin e bërë.
“Polic je ti ore. Çfarë je ti? Debil. Shtyn gazetarët ti injorant. Ti nuk je polic jo. Nuk je polic. Nuk ke faj ti, faj kanë ata që të mbajnë në punë. Do të denoncoj. Shtyu operatorin. Ça është ky rrugaç more. Më hodhe në humnerë more. Nuk po bëja asgjë. Nuk po bëja asgjë. Unë jam njeri që nuk i sulmoj policët. Po qëndronim te shiriti. Na hodhi në humnerë more. Na shtyu të dyve,”– dëgjohet të thotë ajo në video.
Kolegët e tjerë e ndihmojnë dhe e shoqërojnë që tu bashkohet në grup.
/Priza.al/