VIDEO/ Ekzekutimi i ish-policit sot në Laç, zbardhen detajet e para dhe pamjet nga vendi i ngjarjes  

Pamjet që shihni vijnë nga vendi i ngjarjes ku ndodhi këtë mëngjes vrasja e Xhelal Reçit, ish-punonjës policie, që u ekzekutua më armë zjarri mëngjesin e sotëm në Laç.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 07:23, në afërsi të një banke. Mediat kanë siguruar pamjet nga vendngjarja, ku shihet se ka prani të madhe të policisë, por edhe të qytetarëve, të cilët janë terrorizuar nga skena e rëndë.

Viktima u vra pranë biznesit të tij, një dyqan rrobash që kishte në pronësi. Po ashtu ai mësohet se ka dhe një lokal në qytetin e Laçit.

Deri tani, nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërkohë që në Milot është gjetur dhe një makinë e djegur, tip “Toyota” me targa të huaja, e cila mendohet se është e autorëve të krimit.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen në qytetin e Laçit, në Milot, Kurbin është gjetur i djegur një automjet i cili dyshohet se është i autorëve.

Vijon puna intensive për fiksimin e çdo provë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes”,- bën me dije policia në një njoftim të dytë për mediat.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *