Video/ Elefanti vogël që ka ngjallur dashurinë e shumë njerëzve

Edhe kafshët më të egra kur janë të sapo lindura tërheqin zemrat tona dhe nxisin dëshirën për ti përkëdhelur dhe për ti përqafuar.  Sytë e mëdhenj, të ndritshëm, hunda vogël, lëkura e butë, pak njerëz mund t’i rezistojnë një kafshe të bukur kur është bebe.

Shkencëtarët besojnë se instinkti i fuqishëm ushqyes që kemi për fëmijët tanë, derdhet në një dashuri për çdo gjë që i ngjan sado pak atyre. Ashtu sikurse foshnjat kanë tipare tërheqëse si faqet topolake, , një hundë dhe gojë të vogël dhe trupa më të rrumbullakët, në të njëjtën mënyrë edhe kafshët e sapolindura tërheqin vëmendjen me pamjen e tyre ashtu sikurse edhe me sjelljen lozonjare.

Ashtu sikurse mund të shohim në video ky elefant i vogël ka ngjallur dashurinë e shumë njerëzve të cilët luajnë me të dhe e përkëdhelin. Gjithashtu ai shihet ndërsa luan në park me disa pula dhe ndjek një qen, por rrëzohet pasi i merren këmbët.


TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *