Roma është rikthyer te fitorja në kampionat dhe këtë e bën ndaj Empolit, duke e mundur 1-2.Të parët që do shënonin do ishin të besuarit e Mourinhos. Ishte Paulo Dybala që me një goditje nga distanca dërgoi sferën në rrjetë, me portierin Vicario që në një rast të tillë nuk mund të bënte asgjë.
Kur skuadrat po përgatiteshin për të shkuar drejt dhomave të zhveshjes, vjen barazimi i rezultatit me anë të Bandinelit.
Roma do insistonte dhe do rimerrte epërsinë falë Abraham në minutën e 71-të, pas një asisti të Dybala.Pellegrini kishte shansin e artë të mbyllte llogaritë në minutën e 77-të, por godet keq një penallti të fituar mes diskutimesh të mëdha.
Sa i përket aktivizimit të lojtarëve shqiptarë, trajneri Zanneti preferoi titullar Ardian Ismajlin, ndërsa Bajrami u aktivizua në pjesën e dytë. Në krahun tjetër, s’luajti Kumbulla për shkak dëmtimi.