Këngëtarja Enca Haxhia vazhdon të qëndrojë në Dubai edhe pasi festoi ditëlindjen, ajo vazhdon të shijojë rrezet e diellit ë bregdet.
Ditën e djeshme Enca përmes postimeve në rrjete sociale tregoi se kishte organizuar një festë në një jaht ku shfaqej e veshur me bikini të kuqe dhe me një kimono, që i tregonin linjat trupore të kolme. Këngëtarja nuk u kursye me pozat provokuese e për më tepër publikoi edhe një video në të cilën shfaqej duke bërë twerk.
Me të pasmet në plan të parë, Enca shihet duke shijuar muzikën dhe shoqërinë e të pranishmëve në jaht. Ndonëse kishte kimono të veshur, tangat e kuqe dalloheshin lehtësisht. Enca ka treguar se nuk është në një lidhje dashurie dhe se po e shijon jetën në maksimum edhe si beqare. Ajo ka paralajmëruar gjithashtu projekte të reja muzikore.
/Priza.al/