Deklarata e inxhinieres Luljeta Bozo, njëherësh kryesuesja e listës së PS në Tiranë, e cila fliste për komunizmin, ende po komentohet gjerësisht. Teksa u pyet për kohën e komunizmit, ajo u shpreh se në atë kohë kishte më shumë të mira sesa efekte negative në vend.
Duke marrë shkas nga kjo përgjigje, këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe edhe si Stresi ka dalë publikisht kundër Luljeta Bozos. Reperi ka publikuar videon ku dëgjohet deklarata e Bozos, gjatë të cilës tha se regjimi komunist me në krye Enver Hoxhën ka pasur më shumë anë pozitive se negative. Stresi, tejet i revoltuar shkruan se Bozo duhet dërguar në azil.
Statusi
Kjo Do Derguar ne Azil votoni Ps o popull se njejtin fat do keni si ne fillim te 1944 zot na fal ca o tu ndodh ??? Kjo zonja do mendoje per popullin eshte kanditate ne tirane. Kjo duhet hedhur ne gjyq urgjent!!! Sa familje jan pushkatu sa meshkuj jan torturu sa njerez sa ???? Ti je nene por jo si te gjithe nenat kush eshte ajo nene qe vret kush eshte ajo nene qe ka firmosur Dhe njerez jan zhdukur ja pra qe ashtu nenash ne nuk I duam.
View this post on Instagram