Një video e Erdogan është bërë virale në Turqi, ku shihet presidenti turk duke u dhënë para fëmijëve gjatë vizitës së tij në lagjen Bagcilar të Stambollit.
Videoja, e shpërndarë në Twitter nga Flash Haber TV, tregon presidentin turk duke shpërndarë para për fëmijët, me kalimtarët që brohorasnin: “Udhëheqësi ynë, ne nuk do t’ia lëmë Turqinë tradhtarëve” dhe slogane të tjera pro-qeveritare.
Bağcılar'da çocuklara para veren Cumhurbaşkanı Erdoğan, elindeki paraya uzanan kişiye böyle yanıt verdi: "Dur. Ayıp ayıp." pic.twitter.com/RON0GggffA
— Flash Haber TV (@flashhabertvcom) April 3, 2023
Videoja u kritikua ashpër nga partitë dhe gazetat opozitare.