KUJDES! Pamje të rënda +16
Kitboks-eri Conor McGregor, ishte thjesht fatkeq në ndeshjen e tij të fundit në Las Vegas, SHBA.
Ai u mund nga kundërshtari i tij Dusin Poirier në UFC, në një takim që u ndërpre nga gjyqtari që në raundin e parë pas vendimit të mjekut të irlandezit.
McGregor e humbi takimin ndaj Poirier në fund të raundit të parë, në meçin e zhvilluar në Las Vegas, por jo nga ndonjë nokaut, por pas ndalesës nga gjyqtari dhe mjeku.
Irlandezi pësoi një dëmtim të tmerrshëm, duke i’u thyer kyçi i këmbës (kavilia), pas një lëvizje boshe që bëri në ring, duke ja bërë të pamundur vazhdimin e dyluftimit.
Më poshtë keni disa pamje video të momentit fatal, kur kyçi i këmbës së McGregor u thye në ring.
/Priza.al/