Një familje në Gaza goditet nga një bombë izraelite ndërkohë që po lutej. Ne video shihet se i ati kishte mbledhur fëmijët e tij në katin e parë të banesës dhe po këndonte një lutje drejt Zotit. Duke u ndjerë i pafuqishëm për të mbrojtur familjen e tij, ai kërkon ndihmën e Zotit për të shpëtuar.
Ndërkohë që bombardimet afroheshin gjithnjë e më afër, ai vazhdon të lutet me zë të lartë, ndërsa fëmijët përsërisin pas tij: “..dhe të bësh të heshtin tanket e tyre. Dhe të shkatërrosh rraketat e tyre. Dhe të rrëzosh avionet e tyre në tokë. Ne të besojmë vetëm ty o Allah. Dhe nuk besojmë asnjë tjetër përvec Teje”.
Edhe pse të frikësuar, nuk ndalojnë në asnjë moment lutjen e tyre. Lutje e cila ndërpritet vetëm nga goditja e një rrakete izraelite në afaërsi të shtëpisë së tyre. Pavarësisht dëmeve të banesës, ata shpëtojnë për mrekulli.
View this post on Instagram