VIDEO/ Fermerët i gjen ‘belaja’, ujqërit shqyejnë 3000 krerë lopë

Fermerët kroatë po perballen me një problem shumë serioz. Ujqërit po zhdukin bagëtitë e tyre. Imazhet e kufomave të deleve të përgjakura janë shpërndarë në mediat sociale, duke tronditur qytetarët. Fermerët kërkojnë mbrojtje nga kafshët e rrezikshme grabitqare. Thuajse 3000 gjedhë, kryesisht dele u vranë dhe u plagosën nga ujqërit vitin e kaluar.

“Ata janë kudo, janë të patrembur dhe njerëzit nuk dinë si të mbrojnë veten e tyre”, thotë një banor. Gjallesat e egra janë të mbrojtura me ligj që prej vitit 1995, kur ishin në prag të zhdukjes.

Rreth 160 ujqër enden në zona pak të populluara nga bregdeti i Adriatikut deri në mallet në kufij me Slloveninë dhe Bosnjën. Situata është akoma më e komplikuar nga prania e ujqërve hibrid.

“Hibridet janë një problem i madh, ata janë të patrembur, u mungon instinkti natyror i gjuetisë dhe shkojnë për një pre më të lehtë. Kjo do të thotë më shumë pre dele sesa derra të egër ose drerë”, shpjegon një gjuetar.

Gjuetari thotë se disa vendas i edukuan ujqërit për pasion, gjatë luftës për pavarësi në Kroaci, në vitet ‘90 dhe tashmë qytetarët vuajnë pasojat.

Josip Kusak nga Universiteti i Zagrebit thekson, se popullatat hibride shpërthejnë kur ujqërit meshkuj vriten, duke detyruar femrat të çiftëzohen me qen endacakë.

Ai thotë se të gjithë hibridet, që sipas tij mund të përbëjnë rreth një të katërtën e popullsisë aktuale të ujqërve, duhet të vriten dhe më pas të rivendoset një kuotë tërheqëse.

Ekspertët dhe grupet e mbrojtjes së kafshëve thonë se fermerët mund të pengojnë sulmet me rrethim elektrik më të mirë, duke mbledhur kafshët e tyre natën dhe duke i monitoruar ato gjatë ditës.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *