VIDEO/ Fifi shpërthen në lot teksa këndon, djali që dashuron martohet me dikë tjetër

Këngëtarja e njohur shqiptare Fifi me anë të postimeve ka treguar se së fundmi është lënduar shumë. Ajo ka shpërndarë një video ku duket shumë e prekur. Teksa këndon një pjesë nga kënga “Jetike” e artistes Semi Jaupaj, asaj i mbushën sytë me lot.

Fifi ka zgjedhur që të mos e tregojë arsyen e përlotjes dhe ndër të tjera ka shkruar se loti e çliron dhe nuk e lehtëson.

“Bash me rruzat e gjakut me kajt , bash pa e pas nplan e as nevoje me ta mledh ni lomsh te fyti .. bash qet ndjenje ma jep #Jetike  @semijaupaj tentova plot here me e bo pa lot po prap ma jep n’zemer.. njejt Loti thjesht t’shliron . Nuk t’lehteson , thjesht qaq…Thank u @iamflorimumajesi ”, shkroi këngëtarja krahas videos.

Burime konfidenciale thonë se djali që dashuron Fifi është martuar me dikë tjetër dhe kjo gjë e ka lënduar shumë atë.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *