Lojtarët e Marokut festuan fitoren e fundit spektakolare të skuadrës në Kupën e Botës me disa nga tifozët e tyre më të mëdhenj, familjen. Pasi eliminuan Portugalinë në çerekfinale, nënat dhe djemtë e lojtarëve dolën në fushë për festën pas lojës, duke u bashkuar me brohoritjet dhe duke marrë dashurinë e tifozëve që deri më tani kanë ndezur disa nga stadiumet e Katarit.
Para Portugalisë, ata eliminuan Spanjën në 1/16 dhe dërguan Belgjikën në shtëpi në fazën e grupeve. Ndeshja e vetme që nuk e kanë fituar në Botëroriin e këtij viti ishte kundër Kroacisë dhe ajo ishte barazim.
Pas ndeshjes me Portugalinë, Sofiane Boufal festoi duke kërcyer me nënën e tij. Kryetrajneri Walid Regragui po ashtu solli nënën e tij Fatima në fushë.
Achraf Hakimi po ashtu, është parë duke kërcyer me mbrojtësin Romain Saiss dhe djalin e tij. Yassine Bounou, i shpallur lojtari i ndeshjes të shtunën, kërceu me djalin e tij, i cili provoi dorezat e babait të tij.
Familjet e ekipit janë lejuar të qëndrojnë pranë skuadrës. Disa lojtarë, përfshirë Hakimi, kanë lindur diku tjetër, por kanë zgjedhur të përfaqësojnë kombin e Afrikës së Veriut.
Fotoja e Hakimit, duke puthur nënën e tij në tribunë, pas fitores 2-0 në fazën e grupeve ndaj Belgjikës, u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale.
“Për mua, mamaja ime është gjëja më e rëndësishme në jetën time”, tha një Boufal i gëzuar, i cili ka lindur në Francë, pas fitores ndaj Spanjës.
“Sigurisht [ajo po qante], emocionet në këtë lojë të bëjnë të çmendesh. Mbështetja e familjes suaj është gjëja më e rëndësishme.”
j.l./ dita