Një sërë vatrash janë shënuar këto ditë në bashkinë e Durrësit, si pasojë e temperaturave të larta.
Burime për median bëjnë me dije se së fundmi është regjistruar një vatër edhe në varreza. Mësohet se situata është vënë nën kontroll, ku dhe Ndërmarrja e Shërbimit Komunal apelon qytetarët që të kenë kujdes.
“Mos ndizni qirinj, sepse bëhen shkak për vatra zjarri!”, është apeli drejtuar qytetarëve.
Kujtojmë se si pasojë e flakëve, janë shkrumbuar një pjesë e bimësisë rreth varreve dhe ka rrezikuar të përhapet edhe më gjerë.