Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një foshnjë humbi jetën si pasojë e rënies së zjarrit.
Videot e mëposhtme tregojnë banesën e shkrumbuar totalisht, ku mbeti e plagosur edhe shtetësia me iniciale J. L.
Mësohet se të shumta kanë qenë forcat e zjarrfikëses të cilat bënë të pamundur për të shuar flakë, ku në ndihmë i kanë ardhur edhe banorët e zonës.
Njoftimi i policisë:
Sot, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Gani Domi”, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht banesa e shtetases J. L. Si pasojë ka ndërruar jetë një foshnje 6 muajshe, ndërsa shtetasja J. L., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.