Afrika e Jugut është në ‘kthetrat’ e trazirave të shkaktuara nga burgosja e ish-presidentit Jacob Zuma. Të paktën 45 persona kanë humbur jetën. Ushtria ka ndërhyrë për t’i dhënë fund trazirave dhe dhunës.
Pamje të shumta u publikuan të martën në internet. Në një prej tyre dukej një grua që fëmijën e saj të vogël nga maja e një qendre tregtare pasi protestuesit sulmuan dyqanet në katin e parë dhe iu vunë flakën.
Protestuesit kanë bllokuar rrugët me goma që digjen, kanë djegur ndërtesa dhe kanë qëlluar me armë. Protestuesit gjithashtu i vunë zjarrin një fabrike kimike afër Umhlanga, një qytet në veri të Durban.
/Burimi:DailyMail/Përshtati:Priza.al