VIDEO+ FOTO/ Turkmenistani vendos që të ‘mbyllë’ ‘Portën e Ferrit’

Turkmenistani do të fikë zjarrin e Portës së Ferrit. Presidenti i një prej diktaturave më të egra në botë ka urdhëruar qeverinë të gjejë një mënyrë për të fikur flakët në kraterin e Darvaza, ku digjen një përzierje gazrash si metan e shumë të tjerë që prej vitit 1971.

Edhe herë të tjera presidenti ka shprehur vullnetin për të gjetur një mënyrë për të shfrytëzuar këto gazra, ndërsa kësaj here argument kryesor është pikërisht ndotja mjedisore që ky krater shkakton, që mund të ketë ndikim vërtet domethënës në ndryshimet klimatike të deritanishme.

The Gates of Hell – Turkmenistan - Atlas Obscura

Zjarri u ndez në kohën kur Turkmenitani ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik. Në vitin 1971 një platformë shpimi sovjetike, gjatë procesit preku në një shpellë nëntokësore. Struktura u rrëzua dhe u krijua një gropë gjigante,rreth 100 m diametër, nga e cila dilnin gazra toksikë. Për të zbutur rrezikun, gazrave ju vu zjarri, pasi ekspertët mendonin se do të ishte çështje ditësh. A presidential decision… ordered the closure of the “Gate of Hell” in Turkmenistan | Eg24 News

Por kjo flakë nuk është shuar ende sot pas 5 dekadash.

Krateri ndodhet në mes të shkretëtirës Kara-Kum dhe është një vend që pak të huaj kanë pasur mundësinë ta vizitojnë, pasi për të pasur një vizë për në këtë vend, është tej mase e vështire, për të mos thënë e pamundur.

Turkmenistan would bury 'Gate of Hell'Visiting the Gates of Hell, Turkmenistan in 2022; EVERYTHING to know!

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *