Gazetarja Youmna Al Sayed, po raportonte drejtpërdrejt për Al Jazeera, kur një sulm ajror izraelit goditi një ndërtesë shumëkatëshe në qytetin qendror të Gazës.
Gazetarja vazhdoi transmetimin pa e ndërprerë atë, pavarësisht se u detyrua të largohej nga kamera për shkak të shpërthimeve.
Ndërtesa e goditur strehonte disa biznese si dhe zyrat e kanalit satelitor Al-Aqsa të Hamasit. Ajo ndodhej në një nga rrugët më të populluara të lagjes romake të Gazës.
Sulmi ajror është pjesë e dhunës së vazhdueshme midis Izraelit dhe militantëve palestinezë.
Dhuna më e rëndë midis Izraelit dhe grupeve palestineze është parë në ditët e fundit, me konfliktin që përshkallëzoi gjatë fundjavës së fundit të Ramazanit.
Përveç kësaj, përplasjet janë kthyer në një luftë, e cila po u merr jetën civilëve dhe fëmijëve të pafajshëm.
Burimi i lajmit: The Guardian. Përshtati: Priza.al