VIDEO/ Grabitje si ato në Rinas… Ja momenti kur furgoni i bankës grabitet në mes të ditës në Prishtinë

Një soj si në filma aksion apo të njëjta me grabitjet spektakolare që kanë ndodhur rrugës së aeroportit të Rinasit në Shqipëri, ka ndodhur edhe një grabitje sot në Kosovë.

Duket se grabitësit kanë pasur se kë të marrin për shembull, ndaj e kanë realizuar me sukses këtë grabitje në afërsi të Prishtinës ndaj një furgoni banke.

Pamje se si furgoni me para grabitet në rrugën Gjilan-Prishtinë

Ngjarja që ka ndodhur pasditen e sotme, është filmuar e gjitha nga kamera e një qytetareje, e cila kishte ndaluar në mes të rrugës së bllokuar nga “maskat”.

Një automjet i posaçëm, me gjasë i blinduar, i cili po transportonte para në një bankë, është sulmuar me armë zjarri në rrugën Gjilan-Prishtinë.

Pamje se si furgoni me para grabitet në pikë të ditës në rrugën Gjilan-Prishtinë – Tetova Sot

Pamjet janë publikuar nga “Klan Kosova”, ndërsa dallohet qartë momenti i grabitjes.

Ndërkohë që Policia e Kosovës, ka nisur kërkimet lidhur me autorët e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet se cila është shuma e parave të grabitura nga mjeti, që po transportoheshin.

Deri tani, nga policia e Kosovës, kanë thënë se, furgoni është sulmuar, por nuk kanë bërë me dije për vjedhjen e tij apo shumën monetare që grabitësit kanë mundur të marrin.

/Burimi: Klan Kosova/ Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *