Granit Cana ishte ndër banorët më të komentuar në Big Brother sidomos në raportin e tij me Fifin. Në një rrëfim për emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” në RTV Dukagjini, ai ka folur për raportin delikat me këngëtaren që po ashtu është larguar nga Big Brother.
‘Fifi më ka nxjerrë anën time emocionale para publikut. Me të jam shprehur më lirshëm pasi që te të tjerët nuk është se kam pasur besim. Por më pas gjërat janë dramatizuar. Kur dola e pashë që disa gjëra i kanë bërë shumë të mëdha. Unë asnjëherë nuk kam injoruar shëndetin e Fifit. Unë e vlerësoj Fifin dhe kam thënë se do ta kem gjithmonë mikesh’, është shprehur ai.
Graniti thotë se pas daljes së Fifit nga shtëpia jo gjithçka ka shkuar mirë.
‘U takuam pasi ajo doli nga shtëpia por nuk shkoi gjithçka mirë. E prisja një përqafim të ngrohtë dhe një foto të përbashkët pas gjithë asaj historie që kaluam brenda, por që nuk ndodhi. Por, megjithatë ne kemi komunikuar. Jemi miq. Kjo është e rëndësishme’.
Nga ana tjetër Genta Cana, motra e Granitit thotë se hyrja e Granitit në shtëpi kishte tejkaluar të gjitha pritshmëritë e familjes.
“Graniti nuk ka qenë i përgatitur, pasi nuk ka parë edicionet paraprake të Big Brother”, deklaroi Genta Cana.
Ajo thotë se është vërshuar nga shumë komente negative për deklaratën e saj në lidhje me Granitin.
‘Jam munduar të sqarohem qoftë me familjarët e Fifit apo publikun por nuk pata shumë hapësirë që këtë gjë ta bëjë gjatë transmetimit të Big Brother’, deklaroi tutje Genta Cana.
/Priza.al/