Dy makina janë ‘gëlltitur’ nga një gropë e madhe që u hap papritmas sot në Rusi. Automjetet, njëri tip “Toyota Corolla Spacio” dhe tjetri Nissan Juke përfunduan brenda “kraterit” të krijuar në Novosibirsk, një nga tre qytetet më të media të Rusisë.
Kur ndodhi incidenti dy makinat ishin parkuar jashtë një qendre biznesi e për pasojë nuk pati të lënduar. Fotot e publikuara në media tregojnë kalimtarët e rastit të shohin kuriozë gropën e krijuar ndërsa punonjësit mundohen që të çlirojnë makinat.
Të njëjtin fat mund të kishte pësuar edhe një Lexus që ishte duke pritur të ndizej drita jeshile e semaforit për të lëvizur. Besohet se gropa në rrugë u hap pas shpërthimit të tubacioneve të ujit të nxehtë.
/Priza.al/