Një turiste shpëtoi për një fije, pasi vendosi të bënte foto me një nga kafshët më të rrezikshme në botë…pa e ditur këtë. Teksa ndodhej me pushime në Bali, ajo kishte gjetur një oktapod të vogël, me ngjyrë kafe dhe rrathë të zinj në disa pjesë.
Pak pasi i bëri foto teksa e mbante në njërën dorë, ajo pa në internet se oktapodi ishte një nga kafshët më vdekjeprurëse në oqean, e cila kishte mjaftueshëm helm sa për të vrarë 26 persona. Ajo çfarë është më e frikshme, është se njerëzit nuk janë plotësisht të vetëdijshëm të rrezikut që sjell kjo kafshë.
Ato janë kafshë të vogla dhe kur të pickojnë nuk të japin dhimbje. Shumë viktima nuk e kuptojnë që janë helmuar derisa fillojnë të ndjejnë probleme me frymëmarrjen dhe paralizohen në disa pjesë të trupit. Më e keqja është se nuk ka asnjë anti-helm për të shpëtuar nga pickimi i oktapodit.
Helmi i këtij oktapodi së pari bllokon sinjalet nervore në të gjithë trupin, duke shkaktuar mpirje të muskujve. Simptoma të tjera përfshijnë përzierje, humbje të shikimit dhe ndalim të frymëmarrjes.
Përshtati:Priza.al/Burimi:Mirror
https://www.mirror.co.uk/news/weird-news/woman-takes-holiday-photo-unaware-23775563