Guvernatori i provincës veriperëndimore të Iranit, është goditur me shuplakë në fytyrë nga një burrë i nervozuar gjatë inaugurimit të tij. Motivi i këtij sulmi mbetet i paqartë, pavarësisht që për cak kishte guvernatorin e ri, që dikur kishte shërbyer në Gardën Revolucionare dhe raportohet se ishte rrëmbyer në një moment nga forcat rebele në Siri.
Guvernatori i ri Abedin Khorram ishte ngritur në skenë për të mbajtur një fjalim, kur një burrë iu afrua nga pas dhe menjëherë e godet. Videoja e transmetuar nga televizioni publik, ka kapur momentin kur pjesëtarët e sigurimit ndërhyjnë menjëherë për ta vënë nën kontroll situatën.
“Nuk e njoh, por duhet ta dini se sa isha në Siri deri në dhjetë herë në ditë kanë tentuar të më eliminojnë dhe të rrahin”, ka deklaruar Khorram.
/Burimi: The Guardian/ Përshtati: Priza.al/