Një vrasje që ka ndodhur brenda një lokali ku shërbehet ushqimi i shpejtë në Manhattan të New Yorkut, është filmuar nga kamerat e sigurisë.
Gjithçka ndodhi kur një person i maskuar dhe me revole në dorë ia drejtoi armën punonjësve në lindje të Harlemit, ku si pasojë pas një diskutimi shkrepi revolen e cila goditi për vdekje arkëtaren 19-vjeçe shkruan New York Post.
Pamjet janë publikuar nga policia, ku shihet plaçkitësi duke ia drejtuar vazhdimisht revolen punonjësve, ku epilogu i kësaj ngjarje rezultoi me vrasjen e një punonjëse dhe 100 dollarë të vjedhura.
Viktima ishte goditur me plumb në gjoks, e pavarësisht që ishte dërguar me urgjencë në spital – atje u shpall e vdekur.
Sipas policisë, plaçkitësi është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe po kërkon nga qytetarët t’i kontaktojnë nëse kanë ndonjë informacion që do të çonte në kapjen e tij.
Madje ka ofruar një shpërblim prej 3.500 dollarëve, për çfarëdo informacioni që ndihmon policinë për ta vënë prapa grilave vrasësin.
/Burimi: New York Post/ Përshtati: Priza.al/