Video/ Hakmarrja e 17-vjeçarit në Manati, i mituri në një ditë me babanë humbi dhe nënën (Historia e plotë)

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja në Manati të Lezhës, ku mësohet se i mituri 17-vjeçar Florian Përvathi ka marrë hak për babanë e tij të vrarë në 2009. Babai i 17-vjeçarit, Gjon Pervathi  është ekzekutuar nga vëllai i viktimës së sotme, Ndue Lekgjonaj me motivin se i kishte bllokuar rrugën dhe prej vitesh Përvathi kishte pasur probleme me familjen Lekgjonaj.

Ditën e sotme pas 13 vitesh, 17-vjeçari vrau vëllanë e autorit të vrasjes së babait të tij, Lekë Lekgjonin. Tragjedia e 11viteve më parë nuk u mbyll vetëm më vdekjen e babait të autorit por u thellua më shumë. Nëna e 17-vjeçarit, ditën e vdekjes së bashkëshortit, në kushte të rënduara psikologjike, piu fostoksinë, duke vdekur në të njëjtën ditë me të shoqin e duke lënë pas 4 fëmijë jetimë. 

Si ndodhi ngjarja në 2009:

Autori i vrasjes së babait të 17-vjeçarit, Ndue Lekgjonaj e ka ruajtur Përvathin e ka qëlluar për vdekje 11 vite më parë dhe shkak ishte bërë sipas tij bllokimi i rrugës. Një konflikt i hershëm mes viktimës dhe fqinjëve të tij, në fshatin Grykë-Manati të Lezhës, u bë shkak për këtë ngjarje të rëndë. Për policinë ishin të njohura konfliktet e pronësisë dhe kanosja me armë që Pervathi i kishte bërë fqinjëve, prandaj ai ishte burgosur e dënuar. Me makinë i ka ndjekur tre udhëtarët, Gjon Përvathin, të birin, Danielin, si dhe kushëririn Gjergj Përvathi.

Në hyrje të Lezhës, e shumë pranë vendbanimit, që nga makina autori Lekgjonaj, rreth 50 vjeç, ka qëlluar me breshëri automatiku. Dy plumba i morën jetën shënjestrës së tij, ndërsa një tjetër aksidentalisht dhe kushëririt të viktimës. Përballë kësaj skene, djali vetëm 14 vjeç është sulur drejt makinës së autorit për ta nxjerrë jashtë, por në tentativë për t’u larguar ai e përplasi fuqishëm.

Tragjedia e familjes Përvathi nuk përfundoi këtu. Martine Përvathi ndërroi jetë pak orë pas vrasjes së të shoqit. Nga të afërm e dëshmitarë që panë skenën e krimit, 40-vjeçarja ka mësuar se veç të shoqit, kishte vdekur dhe i biri i vetëm, pas 3 vajzave. E rënduar nga ky lajm, gruaja ka kaluar në gjendje të rëndë depresive, duke pirë një sasi fostoksine, e cila ka qenë fatale për jetën.

Edhe më herët, Gjon Përvathi ishte bërë protagonist i një sherri me armë me fqinjët e tij, Lekgjonajt. Ata shpeshherë ishin konfliktuar për kufirin e pronave që kishin dy familjet, derisa në 2008 Lekgjonaj kapi një nga delet e fqinjit që kishin hyrë në tokën e tij, duke u therur.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *