VIDEO/ Hapet një tjetër aks i Unazës së Madhe

Një tjetër aks i Unazës së Madhe të Tiranës është hapur për qarkullimin e mjeteve. Duke nisur nga ora 14:00, segmenti nga Rrethrrotullimi i TEG deri tek mbikalimi i Farkës do të jetë i aksesueshëm për të gjitha automjetet.

Ministrja Belinda Balluku dhe Drejtori ARRSH, Ergys Verdho kanë inspektuar përfundimin e punimeve në këtë lot. “Hapet për qarkullimin e automjeteve një tjetër aks i Unazës së Madhe të Tiranës. Duke nisur nga ora 14:00, segmenti nga Rrethrrotullimi i TEG deri tek mbikalimi i Farkës do të jetë i aksesueshëm për të gjitha automjetet”, njofton ministrja Balluku.

Ministrja nënvizoi se hapja e këtij loti, do të shpërndajë trafikun. Po ashtu ajo bëri të ditur se në fund të marsit, do të bëhet e mundur hapja edhe e tunelit të tretë në ish-sheshin “Shqiponja”.

“Kemi nisur nga puna dhe po përfundojmë për projektimin e lotit 4,5 dhe 6. Do të jenë tre lote të rëndësishme për të bërë ndërlidhjen mes kësaj Unaze të Re dhe Sheshit “Shqiponja” ku po punohet padyshim me ritme të shpejta. Dhe në datën 30 ose 31 mars, ne do të hapim edhe tunelin e tretë, i cili do të përthithë një fluks trafiku, që vjen nga Durrësi për tu futur në Unazën e Re. Jemi drejt përfundimit të disa veprave, dhe hapjes së disa kantiereve të reja, që do të përmbyllim aksin më të rëndësishëm në kryeqytet, atë të Unazës së Madhe”, deklaroi Balluku.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *