NASA ka krijuar helikopterin ‘Ingenuity’ i cili do të bëjë fluturimin e parë në planetin Mars. Helikopteri i vogël është vendosur të jetë i pari që do të fluturojë në një planet tjetër. ‘Ingenuity’ peshon 1.8 kg dhe është i krijuar ti mbijetojë çdo kushti atmosferik që ai mund të hasë në planetin Mars.
Nasa thotë se po synon ta provojë atë ditën e sotme 19 Prill por pranon se mund të mos jetë i suksesshëm. Nëse ky rast do të ndodhë ata do ta riprovojnë përsëri më vonë gjatë javës.