Gjatë fundjavës, themeluesi i “Amazon” dhe e dashura e tij, Lauren Sanchez, morën pjesë në Gala Art+Film LACMA në Los Angeles, ku u panë në një bisedë me DiCaprion.
Megjithatë, një video e kapur gjatë ngjarjes dhe e shpërndarë në mediet sociale nxiti shumë të pyesin nëse shkëmbimi midis Sanchez dhe DiCaprio ishte flirtues, pasi ylli televiziv duket se e ka mbajtur për pak kohë krahun e saj rreth yllit të “Titanic” – të cilit ajo mund të shihet duke buzëqeshur – ndërsa Bezos i qëndron në krah.
Leo is Mr. Steal Yo Girl pic.twitter.com/PkwcRcoFvS
— Barstool Sports (@barstoolsports) November 7, 2021
Klipi, i cili është shikuar më shumë se 10 milionë herë që kur u postua në Twitter nga Barstool Sports. Kjo shkaktoi një përgjigje të hënën nga Bezos, i cili postoi një foto të tij në Twitter së bashku me një shenjë rreziku duke e paralajmëruar aktorin.
“E dashura e Jeff Bezos harroi që po shoqëron burrin më të pasur në botë, sapo e përqafoi DiCaprio”, shkruan një komentuese.
Përgjigjja e Bezosit nuk vonoi, me miliarderin që postoi në Twitter një foto ku e “kërcënonte” se do ta hidhte nga shkëmbi.
“Leo, afrohu pak, dua të të tregoj diçka”, ka shkruar miliarderi 57-vjeçar mbi foton, e cila e sheh atë të përkulur mbi tabelën ku shkruhet: “Rrezik! Shkëmb i pjerrët. Rënie fatale”.
Leo, come over here, I want to show you something… @LeoDiCaprio https://t.co/Gt2v9JZTNz pic.twitter.com/KqGLB839NI
— Jeff Bezos (@JeffBezos) November 8, 2021
/Priza.al/