Në një video të publikuar, shihen momente të dhimbshme nga pasojat që kanë lënë tërmetet në Turqi dhe Siri. Nën rrënoja është një vajzë 5 vjeçare e cila kërkon ndihmën e babait të saj.
Teksa nuk po arrinin ta nxirrnin dot nga rrënojat, ajo iu drejtua babait të saj duke i thënë se kishte shumë ftohtë.
“Duart e mia janë të bardha, kam shumë ftohtë babi”, dëgjohet të thotë vajza.
Në qytet, ku temperatura ka rënë në minus 4 gradë, ekipet kanë punuar fort për të shpëtuar vogëlushen.
Mësohet se Yağmur, mbijetoi dhe është nxjerrë nga rrënojat dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Kujtojmë se numri i viktimave nga tërmeti tragjik në Turqi dhe Sirinë veriore i ka kaluar 16 mijë persona. Ndërkohë që pothuajse janë shuar shpresat për mijëra persona të tjerë të mbetura nën rrënoja pasi kanë kaluar më shumë se 72 orë që nga lëkundja e fuqishme prej 7.9 ballë që solli shkatërrimin e dhjetëra mijëra ndërtesave.