Vijojnë kontrollet e Policisë Rrugore për evidentimin e shkelësve të Kodit Rrugor. Rrugorja ka postuar një video në rrjet sociale, ku shfaqet një automjet duke lëvizur, ku një nga personat që ishte brenda, hodhi jashtë një shishe ujë.
Policia theksoi se hedhja e sendeve nga mjeti dënohet me gjobë 2500-10.000 lekë të rinj, sipas nenit 15/1, germa f, të Kodit Rrugor.
Njoftimi i Policisë Rrugore:
Kontrolle intensive për të ndëshkuar shkelësit e kodit rrugor që janë burim potencial për përfshirje në ngjarje rrugore apo që rrezikojnë për përfshirje në ngjarje rrugore, përdoruesit e tjerë të rrugës.
Hedhja e sendeve nga mjeti dënohet me gjobë 2500-10.000 lekë të rinj, sipas nenit 15/1, germa f, të Kodit Rrugor.
Respekto rregullat e qarkullimit rrugor dhe mjedisin!
Respekto rregullat e qarkullimit rrugor dhe mjedisin!