Ai tashmë është njëri nga reperët më të kërkuar jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe më gjerë. Bëhet fjalë për artistin nga Shqipëria, Rigels Rajku, emri i vërtetë i të cilit është, Noizy.
I njëjti së fundmi ka mbajtur një koncert në Londër, ndërsa duket se ka thyer çdo rekord si me numrin e pjesëmarrësve e po ashtu edhe me performancën e bërë. Si interpretues i shumë hiteve, 35-vjeçari edhe në këtë ambient është përkujdes që të krijojë një atmosferë të mahnitshme. Derisa po këndonte disa prej këngëve të famshme, ai nuk ka munguar edhe me interpretimin e ‘Jena Mbretër’.
Në momentin që po performonte, Noizy duket se i ka bërë edhe një ‘diss’ grupit Babastars. Një pjesë e kësaj kënge, një pjesë ‘F*ck Babarecords’ është përsëritur disa herë.
Kjo ka bërë që turma të eletrizohet dhe të këndojë bashkë me ta. Noizy gëzon një karrierë të bujshme profesionale me projekte shumë të suksesshme e me miliona klikime.
Ky diss si duket nuk i ka pëlqyer Getoar Selimit i cili ka publikuar fotografinë e një luani me një shkrim interesant.
‘Mos e ngatërroni mirësinë time me dobësi. Bisha në mua po fle, nuk ka vdekur’, thuhej në postim.
/Priza.al/