Video e një efektiveje të policisë së New York, e cila i bën ‘twerk’ kolegut të saj të martuar, po bën xhiron e rrjetit. Policja, me origjinë shqiptare Vera Mekuli, u filmua teksa kërcente në prehrin e kolegut të saj Nick McGarry, një toger të martuar.
Efektivja e policisë ka reaguar për mediat duke u shprehur se ndihet e turpëruar pas daljes së pamjeve. Madje 26-vjeçarja i ka kërkuar falje gruas së kolegut, ndërsa ka thënë se prej asaj dite nuk ka folur me togerin dhe nuk ka qenë e qetë.
NYPD lieutenant placed on transit duty after his rookie underling cop gives him a lap dance at a holiday party pic.twitter.com/tHSmoVtBZ9
— ?_Imposter_?️ (@Imposter_Edits) December 20, 2021
“Dua t’i kërkoj falje bashkëshortes së togerit, vërtetë më vjen keq. Shpresoj të mos ketë shkaktuar ajo ngjarje shumë dëm në martesën e juaj apo në jetën e juaj personale. E di se duket keq dhe nuk duhej të ndodhte. Unë vërtetë nuk e dija për martesën tuaj”-është shprehur ajo.
Kërcimi i efektives ndodhi javën e kaluar në një bar, teksa ajo bashkë me kolegët po festonin Krishtlindjet. Vera Mekuli tha se ndihet shumë e turpëruar sa nuk ka dalë nga shtëpia që nga publikimi i videos. Mediat raportojnë se as Vera dhe as nëntogeri nuk përballen me ndonjë akuzë disiplinore.
/ Burimi: TMZ/ Priza.al/