Greqi/ Ngjarja që tronditi Athinën pasditen e kësaj të diele duket se nuk do të marrë fund pa prangosjen e agresorit të vrasjes së 32-vjeçarit shqiptar.
Mediat greke kanë publikuar videon e mamasë së viktimës e cila është e ulur në rrugë dhe qan për vdekjen e të birit. Qytetarët afrohen për ta ngushëlluar teksa edhe gazetarët janë prezent në këtë moment mjaft prekës.
Mes të tjerave nëna e viktimës dëgjohet të thotë:
“Çfarë të bënë o bir, o dashuria e nënës…!”
Shqipari u ekzekutua me 8 plumba në kokë teksa ishte ulur në një lokal në qendër të Athinës…