VIDEO/ I entuziasmuar nga vizita në Shkodër, Meta ia ‘merr në kthesë’ Bujar Qamilit: Bilbilit nuk mund t’i rezistosh

Kreu i Shtetit, Ilir Meta pas dekretimit të zgjedhjeve të pjesshme që do jenë më 6 mars në 6 bashki të vendit ka zhvilluar sot një vizitë në qytetin e Shkodrës.

Presidenti ka postuar një video duke kënduar me artistin e njohur Bujar Qamili. Ajo që bie në sy gjatë kësaj performancë të Presidentit Meta është fakti se ai ka zgjedhur të këndojë këngën ‘o shpirt sa të du’.

“Bilbili i Shkodrës është magjik dhe nuk mund t’i rezistosh, përveçse t’i dorëzohesh talentit të tij”– thekson Meta.

Një natë më parë në Opinion, kreu i Shtetit foli për të ardhmen e tij në politike, teksa e krahasoi veten e tij me Kristiano Ronaldon në futboll. Jam si Kristiano Ronaldo, i kam parametrat 18-vjeç. Ajo që do të bëj unë është një përkushtim i jashtëzakonshëm ndaj popullit të Shqipërisë. E di në çfarë situate jam unë tani, që mezi po pres të shkoj te populli i 2 Marsit”, tha Meta.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *