Video/ I kërkoi të vendoste maskën, pasagjerja grushton stjuardesën

Të jesh një stjuardese duket se është bërë një profesion shumë i rrezikshëm. Për shkak të pandemisë dhe të rregullave të reja të detyrueshme në avion ka pasur një ngritje të numrit të mosmarrëveshjeve me udhëtarët brenda në bord.

Rasti më i fundit mund të shihet në pamjet e kësaj video, ku një pasagjere e linjës ‘Southwest Airlines’ refuzon kërkesën e stjuardese për të vendosur maskën dhe si pasojë e godet me grusht. Mesa duket ajo nuk e ka pëlqyer vërejtjen. Në video duket stjuardesa me gjak në fytyrë. Bëhet e ditur se pasagjerja është arrestuar menjëherë pas konfliktit.

BBC thotë se, episode si ky po bëhen më të shpeshta kohët e fundit në SH.B.A. Në vitin 2021, Administrata Federale e Aviacionit mori rreth 2,500 raporte të “sjelljes së keqe” nga pasagjerët, krahasuar me 100-150 një vit më parë. Shumica e incidenteve kishin të bënin me detyrimin e maskës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *