Kopshti i ri Zoologjik hapi dyert këtë të premte për të gjithë vizitorët. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka marrë pjesë në inaugurimin e kopshtit Zoologjik në Tiranë.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se ky kopësht është rilindur si një nga hapësirat më moderne në rajon, për të njohur nga afër botën e kafshëve, por edhe plot ambiente çlodhëse për të vegjël e të rritur.
Postimi i Plotë:
Me dhuratën e shumëpritur për të gjithë fëmijët, Tirana Zoo Park, që hap dyert sot, i rilindur si një nga hapësirat më moderne në rajon, për të njohur nga afër botën e kafshëve, por edhe plot ambiente çlodhëse për të vegjël e të rritur, ju uroj një fundjavë të bukur.