Përpos ditës së djeshme, edhe sot kanë vijuar përplasjet me po kaq intensitet. Dita e zgjedhjeve ka nisur me tensione të vazhdueshme, ndërsa pakënaqësitë janë shfaqur jo në pak raste nga ana e qytatarëve. Gjatë mesditës së sotme, një incident është shënuar në Memaliaj.
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i shoqëruar nga një ish-shef policie i pezulluar nga detyra është përplasur me mbështetësit e Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për ish-drejtorin e Policisë Arjanit Arapi, i cili është shkarkuar më parë për trafik droge.