VIDEO/ Ishin LIVE, gazetarit i bie në kokë ekrani gjigand

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur gjatë një emisioni sportiv në Kolumbi. Gjatë transmetimit live në televizionin ‘ESPN’, një ekran i madh u shkëput nga muri dhe ra mbi gazetarin e ftuar.

Në videon e publikuar shihet që goditja ishte aq e fortë sa tronditi dhe studion. Gazetarit iu përplas koka në tavolinë, ndërsa të ftuarit e tjerë u shtangën nga ajo që ndodhi. Menjëherë moderatori i emisionit kërkoi publicitet, pasi kishte ngecur dhe nuk dinte se si të vepronte.

Sipas informacioneve nga mediat e huaja, gazetari Carlos Orduz nuk ka pësuar dëmtime shumë serioze dhe ndodhet në spital duke marrë mjekimin e nevojshëm.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *