Spektakël dhe emocione në ndeshjet e fundit të grupit 3 në Ligën A të Nations League. Italia triumfoi 0-2 në Hungari dhe merr kreun e grupit, duke shkuar në “Final Four” për herë të dytë. Ndërsa pati barazim dramatik 3-3 mes Anglisë dhe Gjermanisë.
Italia i bashkohet Holandës dhe Kroacisë. Giacomo Raspadori në pjesën e parë dhe Federico Di Marco në fraksionin e dytë të takimit, shënuan golat e fitores për kombëtaren e kaltër të Roberto Mancinit. Për t’u shënuar një pritje e trefishtë e jashtëzakonshme e Gigio Donnarummës në minutën e 50′.
Dueli tjetër i Grupit 3 të Ligës A, ishte spektakolar. Anglia dhe Gjermania e mbyllën në barazim 3-3 përballjen mes tyre, me gjashtë golat që u realizuan në pjesën e dytë. “Pancerat” kaluan në avantazh të dyfishtë falë penalltisë së Ilkay Gundogan dhe eurogolit të Kai Havertz, me Harry Maguire që kreu gafa në dy rastet.
Vendasit u zgjuan dhe përmbysën gjithçka falë rrjetave të