Presidenti i Kilit, Gabriel Boricc është bërë pjesë e një incidenti gjatë një vizite zyrtare jashtë kryeqytetit. 36 vjeçari është qëlluar me gurë nga qytetarët, teksa ndodhej në qytetin La Serena, 400 kilometra në veri të Santiagos.
Mediat e huaja njoftojnë se para hyrjes së tij në godinën e qarkut, ai i është afruar gardhit të hekurt për të përshëndetur të mbledhur.
Ky ka qenë pikërisht momenti kur turma i ka hedhur gurin, i cili e ka goditur atë në gjoks. Ndërkohë, mësohet se ai nuk ka marrë lëndime.
“Nëse dikush mendon se mund të trembë ose të ndryshojë mënyrën se si ne duam ta drejtojmë vendin, e ka gabim”, tha Boriç në një konferencë shtypi pas incidentit.