Eskorta e tij është shumë e madhe por edhe automjetet që përdoren për shoqërimin e tij janë nga më luksozet në botë. Por edhe vetë ai është parë që të drejtojë në jo pak raste disa prej tyre, ku spikat modeli “Mercedes-Benz”, gjithmonë i klasit “S” ose limuzin.
Madje janë të shumtë ata që thonë se Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan, është një njeri që i ka mjaftë pasion autoveturat “Mercedes-Benz”.
Duket sikur “Mercedesi” dhe Erdogani janë të pandarë, por ka edhe një arsye më të fortë, se përse presidenti turk ndihet aq rehat dhe komod brenda “Benz-it” të tij.
Në një video që qarkullon prej disa vitesh në internet, shikohet se si presidenti Erdogan, atëherë pak më i ri, dështoi në një tentativë për të kalëruar maj një hamshori, si dikur kalorësit osmanllinj që pushtonin Ballkanin.
Presidenti Erdogan, edhe pse priti me durim që kali ti bindej dhe të mund të kalëronte me të, për t’u treguar të gjithëve aftësitë e tij kalorsiake, nuk ka mundur ta realizojë këtë ëndërr, madje shpëtoi për fije nga një incident që mund të ishte edhe më tragjik.
Siç shihet në video, ai s’ka arritur të qëndrojë për shumë kohë mbi shpinën e kalit, madje as për 1 minutë, pasi kali i sertë e ka hedhur përtokë dhe madje ka rrezikuar që ta shkelë.
Por, çka bie në sy, është se menjëherë në ndihmë “sulltanit” i vijnë në ndihmë shoqëruesit e tij, duke e ngritur presidentin turk menjëherë në këmbë.
Ky i fundit duket i zemëruar nga incidenti me kalin e pabindur, dhe pasi nis të shkundë pluhurin, me gjasë mendja i ka shkuar menjëherë tek “Mercedesi”, i vetmi “kal” besnik me 4 rrota që nuk e ka hedhur deri tani.
/Priza.al/